Që kjo do jetë vera e bashkëpunimeve, kjo është pak por e sigurtë.

Artistët shqiptarë kanë vendosur të bashkojnë fòrcat dhe të realizojnë super bashkëpunime, që si duket do e bëjnë këtë verë të paharrueshme.

Deri tani janë ne kemi shijuar këngën e Ledrit dhe Capital T, teksa janë konfirmuar edhe duetet e mëposhtme:

Mozzik me Kidën|| Majk me Ledrin|| Majk me Getoarin || Enca me Don John|| Bruno, Flori dhe Klajdi Haruni|| Lumi B me Dafinën dhe Ledrin|| Melinda dhe Nora|| Young Zerka dhe Fifi|| Ylli Limani me Lumi B

Megjithatë, duket se lista do jetë shumë e gjatë dhe dy emrat e lakuar së fundmi për një bashkëpunim janë Fifi dhe Ermal Fejzullahu.

Sipas “Prive”, dyshja po punon për të sjellë një super këngë teksa ende nuk ka më shumë informacione.

Projekti i fundit i Fifit u lançuar 3 javë më parë dhe mban titullin “A po vjen”, teksa të premten që lamë pas ajo solli një version remix të super hitit “Marova”.

Ndryshe nga Fifi, Ermalin kemi 4 muaj pa e parë në një projekti, teksa i fundit ishte bashkëpunimi me Butrintin me të cilin risolli këngën ” Për një dashuri”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!