Epidemiologu Ilir Alimermeti ka folur sot për një ndër deklaratat më të bujshme të Organizatës Botërore të Shëndetit në 24 orët e fundit.
Sipas OBSH, përhapja e koronavírusit nga personat asimptomatikë është shumë e rrallë, dhe kjo është e bazuar mbi evidenca. Ndaj Alimehmeti shprehet se duhet bërë shumë kujdes ndaj personave të infektuar, edhe pse nuk duhet të lëmë pas dore kujdesin me të tjerët.
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerh, u shpreh dje në një konferencë se rrallëherë një person pa símptoma e transmeton vírusin tek një person tjetër. Van Kerh tha që njerëzit që nuk kanë símptoma shpesh zhvillojnë një formë të butë të sémundjes. Ajo përsëriti se vírusi përhapet më shumë përmes kollës dhe pështymës.
Deklarata e epidemiologut:
🎉 Super super lajm i mire miqte e mi! 🎉
✅ “Perhapja e COVID-19 nga personat pa simptoma eshte SHUME E RRALLE”
Ky eshte deklarimi i djeshem i OBSH-se, e cila me ne fund po vendos te bazohet mbi evidenca.
✅ Pikat kyçe te rekomandimit te djeshem:
Qeverite duhet te fokusohen ne zbulimin dhe izòlimin e personave te inféktuar me simptoma.
Megjithese eshte mundesi “shume e rralle”, kujdesin le te vazhdojmë ta mbajme.
Cit. Van Kerkhove:
“Kemi nje sere raportesh nga shtete qe po kryejnë gjurmim shume te detajuar te kontakteve.
Ata po ndjékin rastet asimptomatike.
Ata po ndjékin kontaktet e tyre.
Ata nuk po gjejne transmetim sekondar te vírusit prej tyre.
Eshte shume e rralle!”
➡️ Megjithate, evidencat mjekesore jane ne evolucion te vazhdueshem dhe situata eshte dinamike siç e tregojne edhe qendrimet e OBSH-se.
Forca miq!
Kujdes te madh nga personat e sémure!
Por njefare kujdesi mbajeni edhe me te tjeret!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekesise, UMT
Per detaje, ndiqni videon me poshte (gjuhe angleze).