Enca është një nga ato artiste që përveç se me talentin dhe këngët, di si të vjédhë vëmendjen e të tjerëve edhe me pozat provokuese në rrjetet e saj sociale.
Ajo vendosi fillimisht të habisë fansat duke treguar se nuk do të postonte më foto me rroba banje, por nuk kaloi shumë kohë dhe postoi një foto ku pozonte shtrirë në shezlon me bíkini.
Megjithatë kur vjen puna për jetën e saj private, Enca është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar. Ndërsa sot ka zgjedhur të ndajë për herë të parë një detaj special.
Ashtu si çdo vajzë, edhe Enca duket se ëndërron për ditën e saj të dasmës. Me një postim në ‘instastory’, Enca ka treguar se dasma e saj do të jetë më e madhja në Shqipëri dhe do t’i ftojë të gjithë.
Në këto kushtet na mbetet vetëm të presim ditën kur këngëtarja do të vendosë të bëjë hapin e madh për të parë se sa speciale do të jetë dita e saj më e rëndësishme.
Ky pohim me siguri ka gëzuar fansat e këngëtares, të cilët janë të shumtë në numër.