Ditën e djeshme shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka krítikuar zhvéshjet e vajzave shqiptare në ekran, duke marrë si shembull moderatoret sportive!

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se nuk e di nëse kjo zhvéshje është zgjedhje e tyre apo e shefave të tyre, por e di që këtyre vajzave u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të égra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e saj “që nuk duken më andejpari ekraneve se janë ‘plakur’”.

Ne të iconstyle.al e telefonuam për ta pyetur konkretisht për deklaratën, mirëpo Açka zgjodhi që të shmangej duke e përgjithësuar fenomenin pa dashur të japë emra konkretë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Einxhel Shkira, e cila moderon një emision sportiv. Ajo shkruan në Insastory se do donte që Flutura të kishte shkruar më mirë për lirinë dhe empancipimin e grave sesa për veshjen e tyre.

Po ashtu, Einxhel thekson se statusi i shkrimtares justifikon pérdhùnimet dhe sipas saj diçka e tillë është shokùese në një kohë kur të gjithë po lùftojmë kùndër këtij fenomeni.

Postimi i plotë:

Kërkoj ndjésë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe llogjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar pérdhùnimet veshjeve të moderatoreve!! Gjithë këto javë ku jepen statistika se pérdhùnimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngréjme zerin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të pérdhùnoje, shkojnë dém. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hypi népsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe pérdhùnojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë épshin.

Kështu si thoni ju i bie që kur të shoh i urituri ushqimin në ekran e s’ka për të ngrëne në shtëpi të hajë gruan për darkë ose komshien!? Kështu si e arsyetoni ju i bíe që kur të mos ketë luksin që shef në tv të dalë rrugëve e të vjedhë?! Mos shfaqim në tv atëhere asgjë që s’e kanë se mos i vjen lukunia këtyre burrave dhe bëjne të pabëra, jo për faj te tyre , po për faj të asaj qe kanë shikuar në tv!! Më mirë të thoni smë duket etike apo estetike zhveshja në ekran sesa të justifikoni përdhunusin me faktin se ka épshe ai e s’di ku ti shfrýjë…

Se me thënë të drejtën ekzístojnë plot opsione shumë më normale sesa pérdhùnimi!!! Prandaj të mos bëhemi kaq naive e t’i trajtojmë pérdhùnuesit si víktíma.

Pa dashur t’i dal në mbrojtje askujt e për të justifikuar veshjen e askujt madje as timen do ju lutesha që këtë lutje tja bënit atyre që përdhunojnë ta mbajnë veten dhe kur kanë épshe apo lukunira. S’ja ka dhënë zoti duart vetëm me kap me zor dikë por janë multifunksionale,
Do kisha dashur shumë që këtë status edukues ta kishit formuluar ndryshe , Do kisha dashur që si shkrimtare për lirinë dhe empancipimin e grave të shkruanit sesi me trupin bejmë ç’të duam ne dhe veshja e grave nuk është ftesë për pérdhùnim as nxitje !! Dhe e dashur nuk përbën ndryshim, nëse e veshim në mbrëmje apo diskotek. Se ai qe ka mendje pérdhùnùesi e lukunia. Si në tv ashu dhe club … apo sytë i lë në shpi ai ?! Apo kur sheh femrat në club nuk kthehet në shpi me epshe ?! Bejmë më mirë të kërkoj më shumë nga vetja jonë se sa të fajsojmë veten dhe kur s’kemi asnjë faj ! Boll justifikuat pérdhùnuesit!!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!