Dj Sardi ka tràzuar shpesh ujrat e showbizit shqiptar, duke u përfolur për lídhjet me vajzat e famshme.
Kohët e fundit ka qenë tema kryesore në lajmet rozë, pasi bëri publike fejesën e tij me një vajzë që nuk ka lídhje me famën. Madje ai dëshiron ta mbajë ende enígmë vajzën që ka në krahë dhe i ka vjédhur zemrën.
Në këtë të dielë qershori ai nuk ka rezistuar pa publikuar një foto në InstaStory me të fejuarën e tij. Sardi është treguar i kujdesshëm për të mos e zbuluar portretin e partneres në foto. Çifti i ri ka zgjedhur ta kalojë fundjavën pranë bregdetit, nga ku kanë pozuar dhe për kamerën.
Fotoja është shumë “hòt” ashtu si dhe vetë temperatura. Dj Sardi ka parë në kamera dhe duart e tij është siguruar t’i vendosi në territorin që i takon, në vithet e partneres.
Edhe pse vajzës nuk i duket portreti me kaq mundësi sa na la Dj Sardi, ajo duket në top formë. Kjo e dielë s’do të mund të ishte më e nxehtë se kaq!
Çifti mesa duket po kalon periudhën më të bukur të jetës dhe ata po sigurohen të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.