Romanca mund të ketë ngrírë mes tyre, por shoqëria mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek vijon t’i ketë themelet e forta.
Edhe pse të ndarë, ata ende shoqërohen me njëri-tjetrin edhe në vende publike, dhe këtë e ka treguar vetë Dafina në një postim të fundit.
Madje këngëtarja shkon deri aty saqë pohon se Geek nuk mund të jetojë pa të. Ndërsa e filmon ish-in që po i qëndron pranë në këto ditë të kthimit në Kosovë, këngëtarja shkruan:
“Ai nuk mund të jetojë pa mua”!
Ata vijojnë të punojnë bashkë dhe këtë e tregojnë edhe postimet e njëjta nga studioja që ndàjnë mbrëmjeve të vona.
Kur sqaroi arsyet e ndàrjes, këngëtarja tha se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshím vendosi për të parën.
Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lídhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lídhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lídhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.
Edhe Dj Geek ka treguar se vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, madje publikon projektet e saj në profilin e tij në Instagram.