Vijojnë të jenë të larta shifrat e inféktimeve me koronavírus në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë 31 raste pozitive. Deklarata e plotë e Dr. Eugena Tomini nga Insituti i Shëndetit Publik:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e fillon kominikimin e sotëm me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret màska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollítje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!!
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Vírologjisë në ISHP, hetími dhe gjurmími aktív i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshùar të prékur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hétimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prékurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.
Por pavarësisht përpjékjéve të mjekëve, një pacíent nuk e ka fítuar dot bétejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndérruar jetë në spítalin inféktiv një pacíent 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.
Aktualisht në spítalin inféktiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në térapi intensive.
Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment.
Nëse keni shenja të sémundjes telefononi në numrin e Urgjéncës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020), Testime totale 19862, Raste pozitive 1416, Raste të shëruara 1034, Raste Aktive 346, Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)