Një tjetër person me COVID-19 ka ndërruar jetë në Inféktiv. Bëhet fjalë për një 70-vjeçare nga Durrësi, e cila sipas Ministrise së Shëndetësisë vuante nga një formë e réndë e leukozës.

Ndërkohë brenda 24 orëve u regjistruan 53 raste të reja ndërsa numri i shtrimeve është rritur.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizòluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezík për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.Mbërrin në urgjencë tek Infektivi pacientja e tretë, e moshuara ...

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe vendosjen e màskave kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo biznesi apo sipërmarrje të bashkëpunojë në kufizimin e përhapjes së Covid19, duke respektuar protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.

Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spítalin inféktiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prékur nga Covid19, vuante nga një formë e réndë e léukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushéllime familjes së të ndjerës.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spítalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin inféktiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshùar të prékur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prékur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo asimptomatikë të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizòluar deri në shërimin e tyre të plotë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rròzik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Polícinë e Shtetit për të mos lejuar thyérjen e karantines. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e inféksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani màskat kudo ku ambienti është i mbyllur.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezík për pérhapjen e inféksionit.
Familjarët e pacientëve në spítale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Nëse keni shenja klinike, nëse dyshòni se jeni i prekur me Covid19, qendroni te izòluar dhe telefononi Urgjéncën Kombëtare në numrin 127.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!