Me rritjen e rasteve të reja me Covid-19, që arritën kulmin sot, kryeministri Edi Rama ka bërë daljen e radhës në Facebook, ku gjatë fjalës së tij theksoi se pasojat e një mbylljeje të dytë do të ishin të rénda.
Gjithsesi, kreu i qeverisë shtoi se nëse numri i të inféktuarve vijon që të rritet, mund të mbyllet vendi sërish.
“Kemi dashur të jemi mirëkuptues dhe bëjmë çmos ta lehtësojmë sa të mundemi hallin që na zuri të gjithëve bashkë. Pasoja më normale pas hapjes që po u ndodh të gjithë vendeve. Ju kemi kërkuar vijimësisht të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri në respektimin e rregullave, me policë dhe ushtarë mund të kontrollosh mbylljen por nuk mund të disiplinosh hapjen nëse qytetarët nuk bëjnë detyrat e thjeshta. Nuk kam ndryshuar mendim. Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdékur askush. Po kaq e vërtetë është edhe tjetra, që një mbyllje tjetër do ishte dërrmuese..”
Ai thékson se jemi në kohë për të kontrolluar ndikimin e armikut të padukshëm, duke shtuar se numrat janë të lartë, por sipas tij situata është nën kontroll.
Rama tha se nuk do të tolerohen më asnjë biznese që nuk respektojnë protokollin e sigurisë dhe përveç gjòbave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cé
nimi i jetës së qytetarëve.
Gjithashtu, nuk do të lejohen grumbullimet dhe do të pénalizohen dhe qytetarët në rrugë nëse nuk respketojnë distancimin social.
“Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët kemi marrë tre vendime.
1-Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria lëvizjes është e garantuar, por grumbullimi me shumë se sa numri i personave të lejuara nga protokolli i sigurisë nuk do të lejohet më. Polícia do të bëj detyrën pa bërë asnjë dallim ndaj kujtdo qoftë. Kush merr pjesë në grumbullimi apo grupime më të mëdha se sa numrat e lejuara do të pénalizohet drejtpërdrejtë individualisht.
2- Bizneset nuk do të tolerohen më në shkélje të protokolleve të sigurisë duke rrézikuar shëndetin e njerëzve. Përvec gjòbave do u híqet dhe liria.
3- Qytetarët do të vijonë të qarkullojë lirisht pa kufízime e autorizime, por edhe ato do të penalízohen nëse kapen në shkélje të rregullave të thjeshta të distancimit social.” tha Rama.