Pas Bashkisë së Durrësit, një tjetër institucion i rëndësishëm është prékur së fundmi nga koronavírusi.
Burime për “gazetareforma.com” bëjnë me dije se një këshilltare e ministres së Infrastrukturës dhe Enérgjisë është kàrantinuar për shkàk se një anëtar i familjes së saj ka rezultuar pozitiv me koronavírus.
Një gjë e tillë ka alàrmuar ministrinë duke bërë që disa ditë më parë, pranë këtij institucioni të mbërrrinte një autoambulancë që ka kryer testimin për COVID-19 të të gjithë kabinetit.
Por ndonëse në mënyrë jozyrtare është thënë se të gjithë testet kanë rezultuar negativë, mungesat e anëtarëve të kabinetit në ditët në vijim konfirmojnë në mënyrë të heshtur se jo të gjithë testet mund të kenë qenë të tillë, duke ngritur dyshíme të forta se mund të ketë disa të inféktuar brenda kësaj ministrie.
Por pavarësisht paníkut të përhapur në institucion, mënyra sesi është menaxhuar kjo situatë lë për të dëshiruar.
Në téntativë për ta mbajtur të fshehtë një gjë të tillë, Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë asnjë lajmërim për stafin jashtë kabinetit në mënyrë që të merreshin masat e duhura të distancimit apo testimit.
Gjithashtu, ministrja Belinda Balluku ka zgjedhur të heshtë përpara opinionit publik, në vend që të bëhej transparencë për masat e marra në një kohë kur rrezíku është tejet i lartë.