Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha po shijojnë prej kohësh marrëdhënien e dashurisë, ndërsa tashmë kanë vendosur të mos fshíhen më nga sytë e publikut dhe ta pranojnë hapur ndjenjën për njëri-tjetrin.

Madje, as në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here foto apo video së bashku, si kjo e ditës së sotme.

Çili dhe partneri i saj shfaqen në makinë teksa udhëtojnë së bashku, ndërkohë që këngëtarja “bezdis” Albanin që i jep makinës.Çiljeta dhe Alban Hoxha më të lumtur se kurrë, këngëtarja ngacmon ...

“Se e kemi shoferin serioz ne timon🤪 A+Ç=❤️❤️”- shkruan këngëtarja krahas videos së ëmbël ku duken të bërë fíks për njëri-tjetrin!

Disa ditë më parë, në rrjet mori dhenë lajmi se këngëtarja dhe partneri i saj do të bëheshin prindër.

Çiljeta i mohoi këto lajme, duke u shprehur se nëse “do të shënojnë gol”, këtë lajm të bukur padyshim do ta ndajnë me publikun. Ne në pritje jemi gjithsesi!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!