Në fund të vitit 2019, reperi i njohur Capital T njoftoi se 2020-a po vinte me surpriza të mëdha.

Pas koncertit madhështor në Tiranë, “Time Capsule”, Kapo u impenjua plotësisht me albumin e tij të ri, disa prej këngëve të të cilit i ka lançuar më herët.

Pandemia Covid-19 e shtyu paksa publikimin e “Skulpturës” së punuar me shumë përkushtim dhe dashuri nga reperi. Megjithatë, më në fund kemi një datë publikimi!Capital T 🏝 Photo by Capital T on June 10, 2020. Image may contain: 1 person, beard, ocean, outdoor, closeup and nature

Në një video live në Instagram, Kapo prezantoi për fansat albumin e ri, i cili lançohet në datën 1 të muajit korrik.

“Skulptura” do të përmbajë këngë solo e bashkëpunime, një prej të cilave do të jetë me Ledri Vulën, ndërsa ne mezi po presim t’i dëgjojmë të gjitha këngët që do të na shoqërojnë gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere.

“Albumit kam vendosur t’i lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me fòrcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhéndur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.”- tregoi më herët reperi gjatë një interviste.Capital T #SKULPTURE the Album • 1 Korrik • 🗿 Photo shared by Capital T on June 14, 2020 tagging @joankamberaj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!