Situata në të gjithë botën është bërë e ndërlíkuar për shkàk të situatës nga Covid-19, sidomos në lídhje me rihapjen e kufijve. Ende nuk është vendosur një datë e caktuar dhe përfundimtare nga Bashkimi Europian që të pranojnë të gjitha shtetet.
Bashkimi Europian është duke krijuar një dràft për kufijtë, ku ka listuar shtetet që mund të lëvizin lirisht. Pikërisht, kjo marrëveshje nuk është arritur ende nga të gjitha shtetet nga të cilat do të autorizohet hyrja në Europë.
Marrëveshja e hapjes së kufijve nuk duket shumë afër, aq sa është hípotezuar që do të ndodhë një shtyrje e datës së planifikuar më parë, ajo e 1 korrikut. Një gjë e tillë shkruhet në mediat italiane, në të cilën citohet se ajo që është mëse e sigurt është përjàshtimi i rihapjes së kufijve me Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë për shkàk të situatës së tyre epídemíologjike.
Këto janë vendet me rastet më të shumta dhe ku qarkullimi i vírusit është akoma shumë i lartë. Ditët e fundit ka pasur zëra se BE apo dhe Greqia, vendi fqínj nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë, ndërkohë që Mali i Zi pas hapjes së kufirit e rimbylli përsëri.
Lista e vendeve me të cilat BE mund të hapë kufijtë
Shqipëria, Vatican City , Monaco, Montenegro, Andorra, Serbia, Bosnia and Herzegovina,Ukraine, Turkey, Kosovo,Democratic People’s Republic of Korea,Turkmenistan,Vietnam, China, Thailand, Myanmar, Mongolia, Japan, South Korea, Georgia, Bhutan, Lebanon, Indonesia, Uzbekistan,India, Tajikistan, Kazakhstan, Palau,New Zeland, Australia, Dominica, Bahamas, Saint Lucia, Uruguay, Jamaica, Cuba, Guyana, Paraguay, Venezuela, Nicaragua, Costa Rica.