Kompania ajrore “Wizz air” vazhdon të shesë bileta online nga Pizza për në Tiranë edhe pse jemi në mes të pandemisë Covid-19.

Rezulton se fluturimet e datave 18 dhe 20 qershor u anuluan dhe akoma nuk ka një përgjigje dhe një zgjidhje për pasagjerët që ngelën mbrapa.

Sipas “Dosja.al”, për këto dy data disa shqiptarë e kanë dénoncuar ngjarjen, por ka shumë prej tyre të cilët “janë djégur” në lidhje me fluturimin e tyre.

Pasagjerët që kanë bërë dénoncimin do udhëtonin për në datën 18 qershor dhe e kishin blerë biletën nga “E-dreems” dhe janë njoftuar një ditë para anulimit të fluturimit.

Ndërsa një pasagjer tjetër do të udhëtonte në datën 20 qershor, me biletën e prérë nga “Wizz air”, u detyrua të shkonte deri në aeroportin e Pizës dhe të gjendej i vetëm në gjithë atë aeroport.

I vetmi fluturim i programuar nga Piza ishte ai drejt Tiranës dhe brenda aeroportit ndodheshin vetëm pastruesit.

E vetmja përgjigje që ka marrë prej tyre ka qenë se nuk ka asnjë fluturim dhe se aeroporti është i mbyllur, ndaj edhe të largohet ashtu siç kishin bërë edhe shokët e tij që nuk ishin njoftuar nga kompania për anulimin e fluturimit.

Pasagjeri ka shkruar se kanë qenë rreth 100 shqiptarë që prisnin jashtë aeroportit, por më kot.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!