Ditën e djeshme, blogerja bukuroshe Armina Mevlani festoi 29-vjetorin e lindjes së saj.

Në këtë ditë speciale nuk munguan urimet e surprizat e shumta për blogeren, e cila i ndàu thuajse të gjitha në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo, gëzimi nuk ka përfunduar me kaq, pasi Armina ka realizuar edhe një super festë ditëlindjeje!

Sot, ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimet e shumta në InstaStory, ku tregon festën gjigante të ditëlindjes në oborr.

“Maroku në shtëpinë time“- shkruan Armina krahas pamjeve, teksa shfaqet gjithashtu e veshur si princesha Jasmine.

Duket se blogerja e ka shijuar në maksimum festën e saj, ku kanë qenë të pranishëm familjarë e miq të shumtë.

Me siguri kjo do të jetë një ndër ditët që bukuroshja do të mbajë mend gjatë, pasi ky ishte edhe viti i fundit i të 20-tave të saj.

Për më tepër, shijojini vetë momentet nga festa e ditëlindjes:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!