Modelja e njohur Anxhela Martini ka vendosur të ngréjë edhe më shumë temperaturat me një video ku shfaqet mjaft joshése ndërsa realizon disa lëvizje mjaft sénsuale.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan shumë të shkurtër në ngjyrë rozë me xixa që i rri ngjitur pas trupit dhe e tregon në formë perfekte.
Anxhela del nga një perde e kuqe dhe fillon të lëvizë, ndërsa në disa momente gjatë videos shfaqet vetëm me të brendshme ndërsa pozon në shtrat duke treguar linjat e saj perfekte.
“Thjesht sepse..”, shkruan ajo krahas videos, ndërsa në fillim shfaqet fjala “Lùftëtare” e cila ja lë vendin performancës së Anxhelës e cila është pëlqyer dhe komentuar pafund nga fansat dhe miqtë e saj.
Anxhela prej disa vitesh tashmë është e martuar me biznesmenin e njohur rumun Dragos Savulescu.
Çiftin e shohim vazhdimisht bashkë dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit përmes fotove dhe videove që postojnë herë pas here në rrjetet sociale.