Psíkologia e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, nga ku u bë publik rasti i abùzimit të vajzës jetíme nga roja dhe një mësues, është e palicencuar.

“Xing.al” shkruante dje për mënyrën e trajtimit të rastit të Adrianës, 27 vjeçe, e cila trònditi opinionin publik me ngjarjet trònditëse të përdhùnimit që sipas dëshmisë, i kanë ndodhur brenda institucionit, ku Antonjeta Pero, e vetëdeklaruar si psíkologe punon.

Por për këtë të fundit, Urdhri i Psíkologut bën me dije se “nuk ka qenë apo është antare e Urdhrit të Psíkologut dhe as psíkologe e licencuar”.

Sipas të dhënave që ka në Facebook, Pero ka shërbyer si ish-drejtoreshë ekzékutive në një organizatë joqeveritare, ka studiuar në “universitetin e mësuesisë” dhe ka studiuar për “psikologji dhe punë sociale”. Por a mund të ushtrojë profesionin në këto kushte? Për këtë, Dr.Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psíkologut shpjegoi për Anabel.al se “ka rëndësi faza e licensimit”.

“Nëse një psíkolog është në fazat e fundit të procesit të licencimit mund të bëjë kërkesë që të ushtrojë profesionin, por gjithmonë nën mbikqyerjen e një psíkologu të licencuar”.

Por duke qenë se Antonjeta Pero nuk është anëtare e Urdhrit të Psíkologut dhe nuk rezulton as në regjistrin e anëtarësimeve, kjo i héq kategorikisht të drejtën të ushtrojë profesionin.

Pyetja që lind është sa profesionalisht dhe seriozisht po trajtohen këto raste të abùzimit social?

Shtëpia e Fëmijës si një institucion shtetëror që u vendos nën akùza të rénda, nuk ka reaguar për rastin në fjalë, ndërsa Pero thotë se nuk është në dijeni për cilin roje e ka fjalën Adriana. Ajo ka vite që ushtron profesionin e psíkologes pa licencë dhe rrjedhimisht lind dyshími edhe për profesionalizmin e saj për të trajtuar raste të tilla të ndjeshme për fëmijët jetímë që duhet të kenë vëmendje maksimale.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, ajo madje është shprehur se pas Adrianës fshíhen persona të tjerë që kanë përfitime mediatike/politike ndaj Shtëpisë së Fëmijës dhe po e përdorin 27-vjeçaren.E rritura në jetimore, tregon dhunën seksuale ndaj fëmijëve 10-14 ...

Pikërisht për shkàk të mungesës së provave të mjaftueshme për abùzimin, është lënë i lirë edhe shefi i polícisë së Fushë Arrëzit, i cili u akùzua se abùzoi me Adrianën kur kjo e fundit shkoi të denònconte përdhùnimin. Arréstimi u bë pas kallézimit të vajzës, ne prani te nje psíkologu, por sipas prokùrorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e shpallin fàjtor Izmir Durakun.

Njoftimi i plotë i urdhrit të psíkologut:

SQARIM PËR KOMUNITETIN E PSIKOLOGEVE DHE OPINIONIN E GJËRË TË QARKUT SHKODËR DHE JO VETEM,

Duke marrë shkas nga qëndrimi personal publik i Znj. Antonjeta Pero, me statuse në rrjete sociale apo në media të ndryshme, ju bëjme me dije se Znj.Pero nuk ka qene apo është antare e Urdhrit të Psíkologut dhe as psíkologe e licensuar, konforme ligjit 40/2016, neni 7.

Rregjistri i antarësisë, mund të konsultohet online në: http://regjistri.urdhriipsikologut.al/members/list/anetare

Sa më poshtë, respektojmë çdo mendim, opinion, qëndrim të çdo shtetasi të Republikes, por në asnjë kohe, duke mbartur mbi vete titull i cili më parë jepet nga Urdhri si organ i ngarkuar me ligj.

Altin Nika, Zyra e koordinatorit lokal,Qarku Shkoder Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë

https://www.facebook.com/urdhri.psikologut.5/posts/554522832118625

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!