Na ishte njëherë e një kohë, përpara ndàrjes, çifti kokë e këmbë i dashuruar Loredana dhe Mozzik.
Duke nisur që tek bashkëpunimet me njëri-tjetrin, deklaratat e shumta romantike e deri tek ardhja në jetë e frytit të tyre të dashurisë, Hanës, Lori dhe Mozi gjithmonë tregonin se ishin bërë për njëri-tjetrin.
Nuk e dimë ç’ndodhi saktësisht, por krejt papritur gjërat morën një tjetër rrjedhë dhe deklarat e dashurisë u kthyen në thùmba dhe këngët romantike në díss-e, mirëpo asgjë nuk mohon faktin se Loredana dhe Mozzik dikur duheshin dhe pikë.
Siç Mozzik ka treguar, Loredana ishte dashuria e jetës së tij, ndaj me të drejtë ndjékësit janë bërë kuriozë nëse do të ketë një dashuri tjetër pas saj. Këtë kuriozitet, reperi na e ka hequr gjatë një ‘interviste’ me ndjekësit në InstaStory.
Sipas Mozzik, mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë. Pra, zemra e reperit vazhdon të jetë e hapur për dikë tjetër pas Loredanës. Madje, i kërkuar të përkufizojë dashurinë, Mozzik u shpreh:
“1 këmbë në ujë, 1 këmbë në zjàrr.”
Po reperja ç’mendon vallë lidhur me çështjet e dashurisë?