Ballina Lifestyle Rrëfehet i riu Klevan Këndella: Të bëhesh futbollist në Shqipëri është shumë...

Rrëfehet i riu Klevan Këndella: Të bëhesh futbollist në Shqipëri është shumë e vështirë!

Klevani është një futbollist që vjen nga dy qytete kështjellash, lindur në Beratin e UNESKO-s dhe rritur në Gjirokastër. Ai është konsideruar si pantera, falkoi i zi pasi është një djalë me talent të lindur dhe një futbollist i zhdërvjelltë në fushë.

I gjendur mes vështirësive të markatos së futbollit, dhe si kudo në Shqipëri mos vlerësimit të talenteve, Klevani në këtë intervistë të sinqertë shprehet se nuk do heq kurrë dorë nga ëndrra e tij dhe do vazhdojë të përpiqet të jap më të mirën në futbollin sikur mos e shihte njeri. Ai ka një historik të mahnitshëm futbolli, duke u stërvitur që i vogël, në këtë intervistë ne do të mësojmë rreth vështirësive që kalon një futbollist i ri në Shqipëri ndërkohë që Klevani është një yll në rritje…

– Kush është Klevani për të gjithë ata që nuk e njohin?

– Klevan Këndella është një futbollist 21 vjeç. Vij nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës ku aty jam rritur si futbollist. Për shumë bashkëmoshatarët e mi shkolla ka qenë 8 vjeçarja normale që e bëjnë të gjithë. Ndërsa për mua shkolla e vërtetë ka qenë Akademia Kf. Luftëtari. Jam rritur në këtë Akademi.

– Si nisi rrugëtimi juaj në futboll?

– Rrugëtimi im si futbollist ka nisur qysh fëmijë. Gjithmonë më kanë ‘ngrënë’ këmbët për të gjuajtur top. Kam qenë vetëm 8 vjeç kur jam stërvitur me ekipet zinxhir të Kf. Luftëtarit.

– Cilat janë disa nga fitoret e tua në futboll?

– Fitorja më e madhe për mua ka qenë kur luaja për Kf. Luftëtarin e U-19-tës dhe ekipi ynë u shpall kampion. Nuk kishte emocion më të madh për mua sesa të ngrinim kupën në stadium përpara qindar syve dhe njerëzve që brohorisnin emrin tim.

– Keni luajtur e marr pjesë në turne në Barcelonë, si ishte të luaje në Tokën e kampionëve botëror në sportin e futbollit, atë spanjoll?

– Po, kam marr pjesë në një turne në Barcelona kur isha 15 vjeç. Kjo për mua ka qenë një nga momentet më të bukura të fëmijërisë time. Ishte një ëndërr për mua të luaja jashtë vendin dhe të përfaqësoja qytetin tim si kapiten.

– Jeni aktivizuar dhe keni gjithashtu për Partizanin B, mund të ndani disa nga momentet e bukura aty dhe si e parashikoni Partizanin në kampionatin shqiptar duke qënë se permisat nuk premtojnë shumë?…

– Kam qenë pjesë e Partizanit B në vitet 2018/2019. Për shkak të mos aktivizimit të shpeshtë nuk kam shumë për të treguar. Partizani është klubi më I madh në Shqipëri dhe me shumë histori pas emrit të tij. E kush nuk do të donte të lunate për të? Unë kam qenë pjesë e Partizanit B.

– Çfarë ju frymëzon në futboll?

– Më shumë se gjithçka tjetër në futboll më frymëzon familja ime. Dua që një ditë ti bëj krenar për këtë gjë që unë kam nisur dhe për shkak sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri me vështirësi po e vazhdoj… Por unë nuk do dorëzohem kurrë pamvarësisht vështirësive dhe mundësive të mia pasi futbolli jeton brenda meje dhe talenti nuk pyet sesa mundësi ekonomike ke ti. (buzëqesh).

– Kush ju ka përkrahur më shumë në futboll?

– Familja ime më ka përkrahur shumë moralisht. Por në të vërtetë nuk kam pasur dikë që të më mbështesë dhe të më jap një mundësi të eci përpara.

– Ke luajtur për Kf.Luftëtarin, qytetin tuaj të lindjes, si është të luash në vendlindje?

– Kam qenë pjesë e ekipit të parë dhe ashtu sikur luanim për miqësore apo edhe për kupë, të veshësh fanellën e ekipit ku ti je rritur ishte gjëja më e bukur në këtë botë, fatkeqësisht kjo ndjesi e veçantë nuk zgjati shumë.

– Keni pasur disa kërkesa për jashtë vendit, mund ti ndani me ne?

– Asgjë konkrete për mometin. Jam i hapur për ftesa dhe për ekipe të më kontaktojnë. Për
momentin jam i angazhuar në disa projekte sociale vullnetare dhe po mundohem për disa bursa sportive jashtë shtetit, por deri në këtë fazë janë interesime. Jam i hapur për kërkesë oferta dhe kushdo që e lexon këtë artikull mund të më kontaktojnë në numrin tim: +355692164872. Faleminderit!.

– Çfarë mendimi keni për futbollin shqiptar?

– Do më duhej një roman për tu shprehur pasi kam shumë. Futbollistët e talentet në Shqipëri nuk vlerësohen ose të paktën tu jepet një mundësi të provohen. Futbolli në Shqipëri është shumë i varfër dhe të gjithë në komunitetin futbollistik jemi koshientë për këtë gjë. Si dhe nuk funksionon meritokracia.

– Përse shumë talente largohen dhe nuk kanë shpresë në Shqipëri…?

Ka shum arsye përse talentet largohen nga Shqiperia. Një ndër arsyet kryesore është se në
Shqipëri, nuk ka kushte për tu rritur profesionalisht. Ora ka mbetur mbrapa në futbollin shqiptar, rekrutimet janë kush ka më shumë miq e lekë dhe jo kush është i bekuar nga Zoti dhe i është dhënë talenti dhe e ka dhunti futbollin siç është dhe rasti im…luftetari

-Një nga sektorët më të prekur gjatë pandemisë së COVID-19 ka qënë dhe futbolli, mund të ndani me ne disa nga sfidat gjatë kësaj periudhe të vështirë për futbollin shqiptar?

– Shumë prej ekipeve të futbollit në Shqipëri janë drejt falimentimit dhe nuk kanë mundësi për ti paguar futbollistët në vazhdim. Futbolli është në krizë por shpresoj që shumë shpejt çdo gjë ti kthehet normalitetit pasi ne Shqiptarët jemi popull sportdashës dhe mbi futbollin nuk vemë as vehten.

– Si mendon Klevani…?  Futbollist lind apo bëhesh?

– Unë mendoj se 10 % është talent dhe 90 % është përkushtim, vullnet për të punuar fort, pasion si dhe shumë sacrifice me të cilën çdo gjë arrihet.

– Planet e tua të ardhshme?

– Plani im i ardhshëm është të gjej një ekip sa më shpejt të mundem aq më mirë për mua. Unë isha pjesë e ekipit të Kf. Kamza për këtë sezon por për shkak të dënimit nga federata, u shkri si ekip dhe jam pa ekip për momentin…

– Disa momente të paharrueshme gjatë eksperiencës si futbollist…?

– Momenti i paharrueshëm për mua është kur debutova për ekipin ku unë u rrita (Gjirokastrën) në një ndeshje për kupën e Shqipërisë.

– Disa këshilla nga Klevani për të gjithë ata të rinj që aspirojnë të bëhen futbollistë dhe sapo kanë nisur karrierën e tyre?

– Do doja ti thoja se në qoftë se e keni nisur këtë ëndërr për tu bërë futbollist me këmbëngulje çojeni deri në fund dhe mos u dorëzoni kurrë pavarësisht rrugës së gjatë malore. Përkushtojuni 100% futbollit dhe kush ka mundësi për tu stërvitur jashtë vendit tonë, mos ta mendoj dy herë sepse do i jepet shansi për ta shfaqur vehten ndryshe nga këtu ku ne jetojmë. Nuk dua të tingëlloj si jo-atdhetar por këtu në Shqipëri oportunitetet janë të vogla dhe futbollin e kanë në dorë ata që nuk kanë zemër për të bërë më të mirën e të gjykojnë me drejtësi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Seldi dhe Sindi, në daljen e tyre të parë publike, na i thanë të gjitha! (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lídhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren...

Melinda Ademi ‘shfrénon’ imagjínatën e fansave pas fotove të fundit

Melinda Ademi është rep artistja e njohur kosovare e cila po rrémben mjaft vëmendje me postimet në rrjetet sociale, por edhe me fizikun e...

Ja çfarë do të ndodhë me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2021”

Pandémia príshi planet e festivalit “Eurovision 2020” dhe jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara, të përfaqësonte vendin tonë. Për...

Arbana fotografohet në muajt e fundit të shtatëzanisë, duket kaq e ëmbël

Arbana Osmani do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë. Ajo thuhet se është sërish në prítje të një djali me partnerin e...

Do shkríheni së qeshuri! Ermal Fejzullahu krahason me veten me…pemën!

Ermal Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun. Ai së bashku me të shoqen dhe fëmijët kanë qenë me pushime në jug...