Ballina Magazina Elita Rudi sërish shtatzënë? Kjo video e Gjikos na futi në dyshime

Elita Rudi sërish shtatzënë? Kjo video e Gjikos na futi në dyshime

Në shkurt të vitit 2019, moderatorja Elita Rudi u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vogëlushin që ajo dhe Gjiko e pagëzuan me emrin super të veçantë, Zëri.

Dhe kushdo mund të mendojë që tashmë që Zëri është 1 vjeç, do ishte momenti perfekt për një motër ose vëlla të vogël.

Pikërisht këtë menduam dhe ne së fundmi, pasi pamë një video të reperit ku Elita shihej e shtrirë në kolltuk pranë Zërit, me barkun e rrumbullakosur, aq sa dukej në muajt e fundit të një shtatzënie të dytë që mesa dukej, e kishte mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë.

Këtë e përforconte madje dhe përshkrimi i vendosur në postim, ku ishin emoji-t e dy bebushave.

Mirëpo, mjaftuan pak sekonda për të kuptuar që një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë, por bëhej thjesht fjalë për shkakanë e radhës nga ana e Gjikos, i cili njihet për videot plot humor në rrjetet sociale.

Në vend të atij që dukej si barku i fryrë i Elitës, në fakt ishte koka e reperit, që pasi i bëri të gjithë të mendonin se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, nxorri kokën nga poshtë bluzës duke qeshur.

Megjithatë, duket se çifti i famshëm është duke e menduar sjelljen në jetë të një bebushi tjetër dhe shpresojmë që së shpejti, një video e tillë të jetë reale, e jo më thjesht për humor.GJ I K O Legacy 👑 Photo by GJ I K O on June 07, 2020. Image may contain: 2 people, outdoor and closeup

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Seldi dhe Sindi, në daljen e tyre të parë publike, na i thanë të gjitha! (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, Seldi bëri publike lídhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren...

Melinda Ademi ‘shfrénon’ imagjínatën e fansave pas fotove të fundit

Melinda Ademi është rep artistja e njohur kosovare e cila po rrémben mjaft vëmendje me postimet në rrjetet sociale, por edhe me fizikun e...

Ja çfarë do të ndodhë me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2021”

Pandémia príshi planet e festivalit “Eurovision 2020” dhe jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara, të përfaqësonte vendin tonë. Për...

Arbana fotografohet në muajt e fundit të shtatëzanisë, duket kaq e ëmbël

Arbana Osmani do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë. Ajo thuhet se është sërish në prítje të një djali me partnerin e...

Do shkríheni së qeshuri! Ermal Fejzullahu krahason me veten me…pemën!

Ermal Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun. Ai së bashku me të shoqen dhe fëmijët kanë qenë me pushime në jug...