Pak ditë më parë në media, u denòncuan rastet kur koshat e plehrave në Durrës nuk ishin prékur me dorë për disa ditë me radhë nga punonjësit e Bashkisë.

Mbyllja e vend-depozitimit të Porto Romanos, ka bërë që mbetjet e Bashkisë Durrës të dërgohen në Manzë për djégien e mbeturinave.

Mesa duket Bashkia ka gjetur këtë zgjidhje si të vetmen zgjidhje për të pastruar koshat e mbeturinave dhe ambientet pranë tyre, duke i çuar në Manzë për t’i djégur.

Pléhrat janë hédhur pranë qendrave të banuara, duke “hélmuar” ajrin e banorëve të zonës mbrëmjen e djeshme, duke rrézikuar seriozisht shëndetin e tyre.

Pas zhurmës së shkàktuar dhe rezistencës së banorëve, autoritetet kanë gjetur mënyrën e duhur për t’i shpëtuar skàndalit dhe jo për të zgjedhur problemin që shqetëson banorët, dhe tashmë po bëhet dhe groposja e mbeturinave pas djégies së tyre.

Me mjete të rënda kanë gërmuar kodrën dhe të gjithë dheun e nxjerrë prej saj e kanë përdorur për të mbuluar plehrat, e jo vetëm që nuk është zgjidhur asnjë problem, por është shtuar dhe një tjetër: Gërryerja e kodrës.

Veprimet e paprecedenta që çuan në këto skandale dhe kontratat spekulative Në 2018 ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u shfaq bashkë me ministrin e Turizmit Blendi Klosi në Porto Romano ku deklaruan se brenda vitit 2019, ky kantier do të mbyllej, për t’u kthyer në një hapësirë me parqe.

Por, landfilli nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019 dhe vetëm një muaj para térmetit tràgjik të 26 nëntorit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, bëri fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl” në muaj tetor të vitit 2019.

Fituesit e tenderit ishin kompanitë “Victoria Investment International” e regjistruar në Kosovë, pjesë e “Victoria Invest”, e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi, dhe “De Mare” srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistruar në Shqipëri “De Mare-Albania”, si degë e huaj e saj.

Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vlera e tenderit ishte parashikuar 1.68 miliardë lekë (të reja) pa TVSH, një vlerë e përafërt me 15 milionë euro.

Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anùluar, për shkàk të “gjendjes së fatkéqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 nëntor 2019, një ditë pas térmetit tràgjik, duke mos publikuar asnjë informacion për kompanitë pjesëmarrëse në tender.Digjen plehra në qendër të Manzës. Banorët në protestë - Exit ...

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime më pas e rishpalli procedurën e prokùrimit publik, duke ndjékur procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Tashmë çështja ka kaluar në dorë të SPAK, pasi ka dyshime të forta sipas Prokurorisë së Posaçme, se tenderi është i paracaktuar, është zhvilluar pa garë, por me procedurë prokùrimi me negocim, pa shpallje paraprake.

Kështu, për shkàk të një tenderi korrùptiv banorët e Manzës janë detyruar të thíthín dioksid karboni në vend të oksigjenit përgjatë gjithë kësaj kohe. /GazetaReforma.comDhjetëra ton plehra hidhen në Manëz”/ Nënkryetari i PD-së publikon ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!