Xhensila Myretezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve më simpatikë të showbizit shqiptar.

Gjatë kësaj periudhe ata i kemi parë gjithnjë e më shumë aktiv në rrjetet sociale ku kanë treguar detaje nga karantina së bashku në ambientet e shtëpisë.

Këtë herë këngëtarja ka postuar disa video nga një shëtitje e përbashkët buzë detit.

Ajo që e ka tërhequr të gjithë vëmendjen është vogëlushja Ajka e cila shfaqet duke vrapuar e lumtur buzë detit dhe nuk di të ndalet.

Këngëtarja ka shpërndarë në instastory disa video të vogëlushes e cila shkëputet nga prindërit dhe vazhdon shëtitjen e saj me vrap.

Në sfond dëgjohet Xhensila që i thërret së bijës duke qeshur, ndërsa i shkon me vrap mbrapa për ta arritur.

Xhensila dhe Besi u bënë prindër të vogëlushes Ajka gati dy vite më parë, ndërsa kanë treguar nëpër intervista se kanë në plan të bëhen me fëmijë të tjerë e madje kanë zbuluar me humor edhe emrin që kanë menduar nëse do të bëhen me djalë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!