Dy ditë më parë, këngëtarja Morena Taraku ndàu në rrjete sociale një video nga dhoma e spìtalit, ku kujdesej për të atin i cili ishte në gjendje të kéqe shëndetësore.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjék këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë.

Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”- shkruante Morena krahas videos ku shfaqet duke ushqyer të atin.

Video e saj bëri xhiron e rrjetit dhe ndjekësit të merakosur nisën të uronin shërim sa më të shpejtë për babain e këngëtares.

Për shkak të mesazheve dhe komenteve të shumta, Morena ka ndàrë në InstaStory një foto të të atit, duke treguar se videoja ishte e një viti më parë.Jo vetëm Morena, por edhe babai i saj me firmato (Foto ...

Këngëtarja tregoi se gjendja shëndetësore e tanishme e babait të saj ishte e shkëlqyer, teksa ka falenderuar të gjithë për interesimin.

“Faleminderit për interesimin, videoja ishte e një viti më parë. Ai është shkëlqyeshëm dhe po ia del më së miri!”- janë fjalët e Morenës krahas fotos në InstaStory.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!