Mes dhjetëra artistëve që kanë ndjekur pamjet e trishta të prishjes së Teatrit Kombëtar ka qenë edhe aktori Mehdi Malkaj.

I përlotur për pamjet prekëse, aktori shprehet se tashmë iku një histori e bukur si ajo e Teatrit, në një kohë që populli shqiptar është në gjumë.Shembja e Teatrit, Mehdi Malkaj: Iku një histori e bukur nga ...

Aktori tregon se ka mbetur pa fjalë nga aksioni i një shteti karagjoz, por shton se është krenar për veten dhe të tjerët që ishin pjesë e rezistencës për teatrin.

“Këta janë hiena, është një shtet karagjoz. Këta janë të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit. Iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë. Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mi, që kanë qëndruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjédhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë”, tha ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!