Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar shoqërimin me dhùnë drejt komisariatit të polìcisë, të gazetarit Alfred Lela.
Në një reagim publik në Facebook, unioni dënon dhùnën polìcore mbi gazetarët, artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Më tej në deklaratë kërkohet vënia përpara përgjigjegjësisë të personave dhùnues me ose pa uniformë. Pak më parë gjatë ditës bëri bujë momenti, kur ish-deputetja Silva Caka po shoqërohej nga tre efektive të Shqiponjave. Analisti Alfred Lela i erdhi në ndihmë por edhe ai përfundoi i shtrirë në tokë nga uniformat blu, i gjàkosur.
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare
Dhùna polìcore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore.
Dhùna polìcore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e polìceve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kërcëllime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet polìcor.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhùne. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhùnues, pavaresisht me, apo pa, uniforme.
Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhùnes dhe dhùnuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhùnime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare