Një raport i publikuar së fundmi ka dalë në konkluzionin se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve nga mosha 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.

“Monitor” shkruan se “INSTAT” raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët. Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.Si do të pihet kafeja në vazhdim/ Ja çfarë do të ndodhë pas 18 ...

Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkàqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar “Monitor”. Ndërkohë në nëntor të vitit që lamë pas kryeqyteti shqiptar ka triumfuar në një garë mes 5 qyteteve finaliste në Amiens të Francës duke marrë titullin kryeqyteti europian i të rinjve.

Vendimi për Tiranën u dha nga një juri e specializuar me anëtarë nga Parlamenti Evropian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Rinisë i Këshillit të Evropës.Shqiptarët të dytët në botë me numrin më të lartë të bar-kafeve ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!