Një mjek shqiptar që ishte në mesin e grupit të bluzave të bardha që u dërguan në Itali për të ndihmuar shtetin fqinj në lùftën kundër koronavìrusit, ka treguar sesi qëndron e vërteta për festën që u kushtoi një gjòbë prej 500 eurosh/personi.
Në një intervistë për JavaNews, mjeku Orges Haruni u shpreh se nuk pati festë, por një grup prej 7-8 personash ishin mbledhur bashkë ashtu siç rrinin çdo ditë pas kthimit nga puna në spìtal.
Ai u shpreh se shumë shpejt do të kthehen me kokën lart në Shqipëri, pasi misionin e mbaruan me sukses.
Është përfolur në media për një festë natën e fundit në hotel. Si qëndron e vërteta?
Nuk ka patur festë, por një grup prej nesh prej 7-8 vetash, siç ishim çdo ditë bashkë që bënim rrugën për në spìtal, po ashtu edhe rrinim bashkë cdo ditë.
Morëm përgjigjen e tamponëve që rezultuam të negativë dhe për ne dhe familjet tona ishte një gëzim i madh.
Këtë sakrificë që bëmë në emër të popullit shqiptar për popullin mik italian me të cilën shumë prej nesh kanë lidhje të forta, në fund, rezultoi e suksesshme, sepse kemi ndihmuar në shpëtimin e jetëve, me këtë mision humanitar, por edhe ne jemi shëndosh e mirë dhe kthehemi të qetë në shtëpi, pranë familjeve tona. Kthehemi me kokën lart.
Si ishte dita e fundit në spìtal?
Emocionuese. Kur dolëm dua të them se përveç spìtalit që na nderoi duke na përgëzuar për punën, ishin mbledhur një grup i madh qytetarësh para spìtalit që na kanë duartrokitur.
Kur mbajtëm flamujt shqiptar, italian dhe atë të regjionit të Lombardisë para spìtalit, të gjithë së bashku, ishte shumë emocionuese.