Tetë personat e arréstuar pas protéstës për shembjen e Teatrit Kombëtar kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrést shtëpie” me afat deri më 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, dhe “detyrim paraqitje” për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.
Më herët Prokuroria e Tiranës ka kërkuar detyrim paraqitje dhe arrést shtëpie për 8 të arréstuarit, teksa bëhet me dije se për 6 prej tyre prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje kurse për 2 të tjerë arrést shtëpie.
Ditën e sotme rikthehen protéstat, pasi që nga ora 17:30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me opozitën po zhvillojnë protéstën e radhës, kundër shémbjes së Teatrit Kombëtar.
Pas një dite ‘pauzë’, kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.
Pritet që në protestë të marin pjesë qytetarë, aktivistë dhe aktorë, të cilët hédhin àkuza ndaj Erion Veliajt dhe Edi Ramës për shémbjen e kësaj godine.
Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protéstën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shémb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protésta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhùna polìcore ndaj qytetarëve.
Opozita ka mbështetur protéstat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe, teksa pritet që protesta e radhës të zhvillohet nesër në orën 17:30.
Pas shémbjes, Lali Eri kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.
Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët. BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna mìnon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. /gazetareforma