Prej kohësh në media thuhej se Tuna dhe Patrisi i kishin dhënë fund martesës së tyre, por mesa duket fjalët kanë rezultuar të pavërteta.

Madje, sot Tuna i ka hedhur poshtë njëherë e mirë fjalët për ndàrjen me Patrisin nëpërmjet urimit që ajo i bëri atij për ditëlindje duke e quajtur “burrë”.

Patrisi feston sot ditëlindje në kushte karantine dhe me siguri urimi që i ka bërë Tuna e ka ëmbëlsuar akoma më shumë këtë ditë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet ai bashkë me Tiani, ajo i shkruan: “I dashur burrë, do doja të uroja më të mirat por ti tashmë i ke. Më ke mua dhe Tianin.”

Gjithashtu në sfond dëgjohet Tiani që këndon “happy birthday to you”.

Disa ditë më herët festoi ditëlindjen djali i tyre Tiani dhe një festë në kushte karantine u organizua për të.

Mesa duket karantina ka ndikuar për mirë në marrëdhënien e tyre dhe po e shijojnë më shumë se kurrë kohën me njëri-tjetrin. Patrisi e ndihmon shpeshherë Tunën duke gatuar në shtëpi.

Këto postime tregojnë se gjërat mes çiftit po shkojnë “vaj” dhe nuk ka më vend për dyshime.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!