Në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja ishte e lidhur prej vitesh.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Megjithatë, gjatë emisionit “E diell”, Nevina la të kuptonte se karantina e kishte gjetur single dhe madje u shpreh se “nuk është çift fare”.Karantina ndan Nevina Shtyllën nga i dashuri jurist, si mori fund ...

Pra, ajo la të kuptohej se historia e saj e dashurisë me juristin kishte marrë fund.

Këtë të dielë moderatorja është ngacmuar sërish në emision për statusin e saj aktual nga Edi Manushi dhe Ervin Kurti dhe gjërat kanë rezultuar ndryshe!

Manushi e pyeti për unazën që kishte në gisht, duke i kërkuar të sqarojë të gjithë njerëzit që ishin “në merak” për marrëdhënien e saj.Nuk më pushonin lotët”, Nevina Shtylla tregon momentin kur ka qarë ...

Për këtë arsye, Nevina tregoi unazën para kamerave, duke u shprehur se e ka vendosur pikërisht në gishtin e fejesës që t’u bëjë qejfin personave që e pyesin se kur do të martohet.

“Na konfirmoi që s’qenka ndàrë! Ka tre javë që thotë është ndàrë, domethënë s’je ndàrë?”- e pyeti Ervini.

“Jam shumë e lumtur”- u përgjigj Nevina duke qeshur, teksa la të kuptohet se romanca e saj me juristin vazhdon ende.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!