“Një nga ditët më të trishtuara të jetës sime”, kështu e ka quajtur aktori Florjan Binaj këtë të diel, kur që në orët e para të mëngjesit jemi zgjuar me pamjet e trishta të shémbjes së Teatrit Kombëtar.

Aksioni i IKMT-së që nisi prej orës 4:30 të mëngjesit, një orë para se të lejohej lëvizja e qytetarëve në këtë kohë pandemie, është dénuar jo vetëm nga Flori por edhe nga shumë artistë të tjerë që që kanë publikuar me kéqardhje fotot dhe videon e shémbjes së Teatrit.

Prej mëngjesit janë shoqëruar shumë aktivistë dhe artistë në komisariat, që ishin pjesë e rezistencës kundër prìshjes së teatrit.

Nga Florjan Binaj te Rozana Radi, këta janë artistët dhe personazhet e njohur publikë që dénojnë prìshjen e Teatrit Kombëtar.

Visjan Ukcenaj:  Na ishte nje here nje Teater dhe ca Parti… Njera parti donte ta Prìshte … Tjetres nuk i plàste…. Kur disa artista te sinqerte u ngriten per ta mbrojtur ….U cua partia e Gjumit dhe tha uuu po mblidhen keta te shkojme dhe ne se na duhen. Kur pa partia qe do prìshte Teatrin qe shkuan dhe keta te partise tjeter thane hajde ti blejme ca Artiste… U shiten ca Artiste ne PS . Pastaj keta te Partise se Gjumit blene ca te tjere. Dhe Teatrin e lane te mjere te vetem . Dikush gezon se do behet nje i bukur dikush qàn se nje i bukur u shua. Por Shqiperia humbi sot. Shteti Tregoi se eshte me i forte . Tani qe u prìsh ska me klithma … Tani klithin Partite.

Vani Gjuzi: Jooooooo 😢 eshte e pa besueshme!!! Mbas shume objektesh qe i hengren keto vite, dhe sigurisht ndertuan kulla fitimprurese per veten e tyre… te erdhi radha ty “Teatri Kombetar” e them me bindje kete sot e vulosen rrézimin e dinjitetit shqiptare. Ketu nuk jetohet me o njerez 😭😭😭😭😭 17/05/2020 cfar trìshtimi 😭😭😭😭😭

Stresi: Cfare perfaqeson teatri dhe a duhet mbrojtur? Ne Shqiperine e sotme nuk eshte me ne pyetje e majta apo e djathta. Sot jane vlerat dhe antivlerat perballe njera tjetres. Te mendosh se Erjon Velia eshte vlere e shtuar e Tiranes apo dhe e se majtes, ky eshte absùrditeti me i madh. Te mendosh se aktualiteti eshte nje gjendje normale por eshte opozita apo kundershtaret e Rames dhe vetem atij, e theksoj pasi eshte vetem ai qe po con ne kòlpas cdo gje, prape dhe kjo kapercen extremin e absurdes. Teatri mbart vlerat e veta, ajo me e rendesishmja eshte se te kjo godine po perplàset e po del ne pah e gjithe babezia, paligjshmeria, e cénimi i lirise e demokracise. Kam dhe nje fjale per Erjon Veline, kur e gjitha te marre fund, ku do shkosh? Kush do te mbroje? Je bere fytyra me e ùrryer e Tiranes o dylber shumengjyresh e shumeftyresh. Teatri nuk eshte beteja e Bashes e as e PD e LSI, eshte thyrje hunda e Rames, kthimi i ligjshmerise ne vend. Nuk prìshet teatrin por historin shqiptare 😥😥😥😥

Florjan Binaj: Një nga ditët më të trishtuara të jetës time.

Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time…Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shémbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shémbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…Sot u vrà një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E tùrpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hédhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Kéqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…

Rozana Radi: Do kalojnë vitet e s’do ta njohim më qytetin tonë

E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit, Kujtum Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda. Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dògj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I vràte per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull. Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot. Une ju kisha dénuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene . Ju kisha dénuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni . Ju se meritoni dashurine e spektatorit.

Besa Kokëdhima: Trishtim, ishte pronë e shqiptarëve!

Ta rikonstruktonin nëse është kështu. Me këtë logjikë i bie që Europa duhet të qe shémbur e kish shémbur gjithë sitet historike, godina e kisha, veprat kulturore etj. Kjo është injòrancë, shkàtërrim i gjithçkaje që mbart e simbolizon historinë, kulturën, artin.
Kullat e betonet kanë 0 vlerë historike & artistike. Le të bëjnë 100 të tjera, por të shkàtërrojnë historinë e vendit nuk është e drejta e askujt, është pronë e Shqiptarëve.

Anjeza Shaini: Nuk e di pse kisha shpresë!

O MOJ SHQYPNI E MJERA SHQYPNI” Nuk di pse kisha shpresë. Kur të vij në Tiranën time të dashur, që aq shumë më ka marrë malli, do të kaloj nga një rrugë tjetër që të mos e shoh realitetin me sy, se më dhémb 💔#teatrikombëtarnafal🙏

Aurela Gaçe; E dua të renë por s’mund të shkoj para nëse nuk e di nga vij!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!