Vetëm një javë më parë, Tayna hoqi dorë nga flokët ngjyrë rozë duke u kthyer në bjonde platin.

Ajo dekolori kokën dhe preu flokët shkurt, mirëpo pamja e re duket se i është mërzitur paksa.

Ndaj, reperja ka gjetur zgjidhjen më të mirë duke vendosur paruke për të ndryshuar përkohësisht look-un e saj.Tayna akuzon reperen gjermane për kopjim - Gazeta Express

Sigurisht që nuk do të mungonin edhe videot në InstaStory me pamjen e re, të cilën Tayna po e dashuron aq shumë!

Reperja shfaqet me flokët e gjatë lejla dhe tregon se i pëlqejnë të luajë me ngjyrat (siç e ka treguar me çdo look të ri).

“E dini që më pëlqejnë flokët e gjatë dhe me ngjyra”- shkruan Tayna krahas postimit ku në fakt duket shumë cool me pamjen e re.

Megjithatë, mbetet për t’u parë sa do t’i zgjasë ky fiksim i momentit dhe cila është ngjyra e radhës që do të shohim në flokët e saj!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!