Moderatorja Klea Huta shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali.
Ajo ka treguar kohët e fundit disa nga blerjet që ka bërë për vogëlushin, si dhe çantët e maternitetit të bërë gati me gjithë gjërat e nevojshme.
Klea dhe Elgiti do të bëhen prindër për herë të parë dhe moderatorja është shprehur mëse e lumtur ndërsa mezi po pret të takohet me vogëlushin e saj.
Së fundmi ajo ka realizuar një foto artistike shumë të veçantë ku pozon me barkun e rrumbullakosur në një video bardh e zi.
Moderatorja është në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe kjo është hera e parë që pozon duke ekspozuar plotësisht barkun e rrumbullakosur në një foto shumë të veçantë.
Pak javë më parë ajo së bashku me Elgitin zbuluan përmes një videoje shumë të veçantë se janë në pritje të një djali.