Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Nevina Shtylla, feston sot ditëlindjen e saj.

Bukuroshja ka lindur më 30 maj të vitit 1994 dhe sot feston 26 vjetorin. Sapo ora ka shënuar 00:00 në mesnatë, moderatorja ka marrë surprizën e bukur në shtëpinë e saj.

Familjarët e saj kishin përgatitur një tortë me foton e Nevinës, ndërsa kishin zbukuruar ambientin me tollumbace të shumtë.NEVINA SHTYLLA 🧸 Per’Puthen 💋 14:00 @ediell_topchannel ☀️ Photo shared by NEVINA SHTYLLA 🧸 on May 24, 2020 tagging @stile1975. Image may contain: 1 person, standing and outdoor

26-vjeçarja ka pozuar e buzëqeshur pranë tortës së ditëlindjes, e cila lexon “Edhe 100 Nevina” dhe duket tepër e lumur në ditën e saj speciale.

Pak ditë më parë, moderatorja u bë pjesë e thashethemeve rozë për lidhjen e saj shumëvjeçare me juristin Arbër Myftari.

Në rrjet u aludua se dyshja ishte ndarë, mirëpo gjatë emisionit “E diell” i mohoi këto lajme, duke lënë të kuptohet se vazhdon të jetë e dashuruar dhe në një marrëdhënie.NEVINA SHTYLLA 🧸 🎈🎂 Photo by NEVINA SHTYLLA 🧸 on May 29, 2020. Image may contain: 1 person

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!