Ditën e sotme, moderatorja Arbana Osmani ka festuar 37-vjetorin e lindjes së saj, në të njëjtën ditë me partnerin e zemrës, Eduart Grishajn.

Me këtë rast, ajo ka ndarë me publikun edhe një lajm shumë të bukur, duke treguar se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Teksa i ka uruar Eduartit ditëlindjen, ajo ka treguar se çifti po pret një bebush që do të vijë në jetë së shpejti.

Kjo ditë speciale s’mund të kalonte pa dhurata e surpriza për moderatoren, e cila i ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Arbana ka publikuar një video ku tregon kuzhinën e mbushur plot me lule nga të afërmit e saj, të cilët e kanë lumturuar këtë 37-vjetor.

“Erdha në shtëpi dhe gjeta në kopësht”- shkruan moderatorja krahas videos së buqetave të mëdha me lule.

Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat.

Megjithatë, tani ata nuk fshìhen më për publikun dhe tregojnë hapur çdo gjë edhe lajme të bukura si ky i ditës së sotme.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!