Pritja mori fund. Rina Balaj dhe partneri i saj Sin Boy kanë publikuar sot klipin e duetit të radhës që titullohet “GG”.

Kënga është shumë ritmike teksa reperët këndojnë edhe në gjuhën greke dhe shqiptare.

Por kjo nuk është dhurata e vetme e Rinës dhe Sin Boy, ata kanë publikuar edhe albumin e përbashkët.

Albumi titullohet “MM” dhe ka plot 20 këngë, bashkëpunim mes dy partnerëve në muzikë dhe në jetë.

Këngët nuk janë vetëm në gjuhën shqipe, por ato vijnë duke u kënduar në anglisht dhe dimë të themi që na kanë fiksuar sapo i kemi dëgjuar.

Vlen të theksojmë që Rina dhe Sin Boy këtë herë kanë ardhur shumë ndryshe nga zhanri i tyre që ishim mësuar t’i dëgjonim dhe po na pëlqejnë vërtetë. Pra, e gjithë kjo pritje, ja paska vlejtur!

“Gigi”, “Meredith” dhe “Tentacion” janë tre bashkëpunimet e mëparshme të çiftit që janë pritur mirë nga publiku, ndaj jemi të sigurt se edhe ky album do të ketë të njëjtin sukses!

Rina Balaj dhe partneri i saj, Sin Boy, po e kalojnë së bashku karantinën duke qenë se disa kohë më parë nisën të bashkëjetonin.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!