Nga nesër do të hiqen kufizimet e lëvizjes ndërqytetase dhe do të nisë plazhi!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar planin e masave lehtësuese nga 1 qershori, duke i rikujtuar të gjithë për heqjen e kufizimeve. Ajo bën thirrje që të rritet vetëndërgjegjësimi dhe të mos ulet vigjilenca ndaj virusit i cili vijon të jetë aktiv në vendin tonë:

“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor👇Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake🚰”, shprehet ministrja.

Kështu nga nesër:

Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin

Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore

Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët.

Hapen kopshtet dhe çerdhet

Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit.

Hapet kampjonati, i futbollit, pa spektatorë.

Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/964969790625738

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!