Shumë personazhe të njohur shqiptarë u dyndën drejt bregdetit fundjavën që shkoi, duke thyér kështu rregullat e liridaljes.

Të famshmit nisën të postonin foto plazhi dhe deti, duke na i bërë zili të gjithëve ne që qëndruam në shtëpi. Por me sa duket situata nuk ka shkuar mirë për disa personazhe të cilët janë gjobitur duke qenë se thyen rregullat.

Një nga ato është blogerja dhe fashionista Anxhelina Kotorri e cila e ka pranuar vetë publikisht faktin që është gjobitur për fundjavën që kaloi në plazh.

Në një bisedë me fotografen Fjoralba Maliqi, Anxhelina ka treguar se është gjòbitur për fundjavën në Dhërmi.

“Morëm gjòbë dhe ne. Për fundjavën domethënë, mendojeni mirë”, shkruan ajo duke i dhënë një këshillë mikeshës dhe të gjithëve ne që na tundojnë temperaturat e larta për të shkuar në plazh.

Nuk e dimë nëse ndonjë tjetër i famshëm është gjòbitur nga lista e atyre që shkuan në jug fundjavën e kaluar, por gjendja e fatkéqësisë natyrore në vendin tonë është vendosur deri me 23 qershor dhe minimalisht deri në atë datë jemi të detyruar për t’u karantinuar.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!