Është shémbur sot godina e Teatrit Kombëtar!

Rreth orës 04:30, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisën prìshjen e godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar.

Aksioni për shémbjen e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar përplasje mes Policisë dhe mbështetësve.

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/270327774110558/

Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë janë shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh për mediat se ndër të shoqëruarit është edhe ish-deputetja e LSI-së Silva Caka.

Monika Kryemadhi ishte gjithashtu mes të shoqëruarve në Polici gjatë shembjes së Teatrit. Pas lirimit të saj nga Policia, Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë kundër shembjes së Teatrit.

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/773316426823074/

“Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”, është shprehur Kryemadhi.

Ndërkohë për Teatrin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në një njoftim në Facebook. Rama i bën jehonë krijimit të një projekti të ri për teatrin, ndërsa shkruan:

“Janë po të njëjtët. Ngriheni kundër çdo projekti në Tiranë, nuk e duan zhvillimin, por Tiranën nuk e ndalin dot”.

https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/2931377006982251/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!