Pandemia e ‘Covid-19’ ndërpreu shumë projekte televizive të moderatoreve të njohura, të cilat kishin nisur përgatitjet e para.
Pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana Vjollca po punonte për një emision të ri.
Ai mban titullin “Take me out” dhe një format i tillë vjen për herë të parë në Shqipëri.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe për shkak të Koronavìrusit emisioni u shty.
Fansat kanë komentuar menjëherë duke pohuar se i mungon shumë Vjollca në ekran dhe se janë shumë kureshtarë mbi vazhdimësinë e programve që ajo drejton.
Moderatorja njoftoi se “Take me out” do të niste menjëherë sapo situata të normalizohej dhe duket se ky moment ka ardhur.
Ajo ka shkuar në zyrë, teksa ka ndàrë edhe një pozë me ndjékësit e saj në Instagram.
Luana tregon se e kishte marrë malli shumë për zyrën e saj dhe të punojë për projekte të reja televizive, duke lënë të kuptohet se emisioni i saj i ri do të nisë shumë shpejt.
“Me kishte marr malli pafund per zyren time dhe punen mbi projektet televizive!
Po juu ??? 😍”- shkruan moderatorja krahas postimit.
Ajo ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të nisë transmetimin “Take me out”, megjithatë mbetet ta mësojmë shumë shpejt.