Pas bërjes publike të lidhjes me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj nuk i kursen më postimet në rrjetet sociale.

Ndonëse në fillim u tregua e rezervuar duke bllokuar komentet në fotot ku shfaqej me të, tashmë i ka lënë të lirë të gjithë të thonë atë që mendojnë.

Pak orë më parë, moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet e lumtur me ish-deputetin dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar

Të shumtë janë ata që ia kujtoj partnerët e saj të mëparshëm, dhe Rudina pa hezitim u ka kthyer përgjigje.

Një prej komentuesve i ka thënë ta mbajë mirë Markun, pasi mund të ngelet pa burrë.

“Fillimi gjithmonë është mirë, mbaje fort se do të ngelesh pa burrë”, i shkruan komentuesi.

Ndërkohë, aktorja nuk ia ka lënë pa një përgjigje tipike nga ato të sajat duke iu përgjigjur:

“Unë kam dhënë prova, që vetëm pa burrë nuk ngelem.”

Kjo nuk është hera e parë që Rudina kapet me komentuesit, pasi këtë periudhë ajo ka zgjedhur që komenteve më pikante t’u kthejë përgjigje.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!