Rudina Magjistari ka aq shumë vite eksperiencë si moderatore në televizion, saqë edhe kur i ndodh ndonjë incìdent i vogël, ose e papritur në transmetim live, ajo di si ta menaxhojë situatën.

Së fundi, moderatorja ka treguar se në studion e programit të saj nuk ndryshon shumë prapaskena, me atë që shfaqet para kamerave.

Rudina ka publikuar një video ku i duhet të ndërrojë karrigen, sepse nuk e kishte të rehatshme të parën, dhe gjithçka ndodhi aty spontanisht, pa ndonjë nevojë për të futur në transmetim bllòkun e reklamave ndërkohë që moderatorja rehatohej.

“Ma sill pak atë karrigen të lutem. Dua të ndërroj pak këtë stolin se nuk e kam të rehatshëm”, tha Rudina Magjistari gjatë programit të saj.

Moderatorja na tregon se për të është shumë e rëndësishme të jetë komode gjatë një bisede, dhe gjëra të tilla nuk përbëjnë asnjë problem për të!

“Aq e rëndësishme është të jesh komod gjatë një bisede, saqë s’përbën asnjë problem të kërkosh të të ndërrojne stolin live 😊😊 Jo çdo gjë ndodh vetëm pas kuintave, të dashur miq ☺️❤️”, shkruan Rudina.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!