Rudina Dembacaj prej kohësh është vënë ne qendër të vëmendjes që pasi bëri publike lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Froku.
Aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe sidomos gjatë periudhës së karantinës ka postuar vazhdimisht foto e video ku ndaj me ndjekësit detaje nga jeta e saj me Markun, marrëdhënien me prindërit dhe fëmijët e tij.
Të shumta kanë qenë edhe fotot mes tyre ku shfaqen gjithnjë e më të dashuruar.
Së fundmi ata të dy kanë pozuar të përqafuar ndërsa shihen duke kapur duart e njëri tjetrit, raporton Arkiva News.
Ashtu si në çdo foto të saj edhe këtu nuk kanë munguar komente të ndryshme ku shumica e ndjékësve i kanë komplimentuar, megjithatë nuk kanë munguar edhe komentet negative të cilat i vëmë re shpesh në fotot e Rudinës, por që aktorja i ka marrë me sportivitet e madje nuk nguron edhe tu kthejë përgjigje.