12 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të të prékurve në 832.
Zv ministrja Rakacolli tha se shumica e rasteve të reja janë raste kontaktesh, ndërkohë që rastet e reja janë zbuluar në Fier, në Krujë, në Kamëz dhe në Tiranë. Tirana ka pasur vetëm një rast të ri në 24 orët e fundit.
Në qytetin e Fierit kanë rezultuar 3 raste të reja pozitive, pas shumë ditësh që ishte vendosur qetësia. Sipas Ministrisë 8 pacientë vijojnë të mbeten në terapi intesive, dhe numri është i pandryshueshëm nga dje. Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve, kemi shifra befasuese për Tiranën, e cila ka regjistruar vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19.
Deklarata e Prof. Mira Rakacolli, Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshùar si bartës të këtij inféksioni ose të sémurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidémiologjik.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prékur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.
Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prékurve nga Covid-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.
Në dy spìtalet COVID, në spìtalin inféktiv dhe spìtalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacìentë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndìqen nga mjeku i familjes ose janë asìmptomatikë.
Situata epidemiologjike e inféksionit Sars Cov 2 dhe sémundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshùara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të inféksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të inféksionit.
Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjéncën kombëtare 127 në rast se kanë dyshìme se janë të prékur nga ky vìrus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ànkthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40…