Shkàtërrimi i Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës së 17 majit, ishte një prej ngjarjeve më të dhìmbshme në historinë kulturore të Shqipërisë, që përtej débatit nëse duhej apo jo të shémbej, la një gjurmë të shémtuar e të hìdhur për mënyrën sesi u krye. Ende pa zbardhur, pa lajmërim, të përfshirë nga dhùna polìcore ndaj protéstuéseve e madje pa nxjérrë ende prej ndërtesës objekte me vlerë të pazëvendësueshme si kostumet, butaforitë etj.

E më kéq akoma, me një plan për të marrë kredi për të vënë në jetë projektin e ri, ndërkohë që familjet e prékura nga térmeti vijojnë ende të jenë në rrugë e bizneset që u mbyllën për më shumë se 2-muaj nga pandemia po falìmentojnë dita ditës për shkàk të mùngesës së një mbështetjeje financiare. A ishte një kullë më tepër në Tiranë më kéq se prìshja e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një të riu me kredi? Në mendimin tonë, jo!Shembja e teatrit| CRD: Qeveria përfitoi nga boshllëku i Gjykatës ...

Reagimi ka qenë i jashtëzakonshëm, nga artistë, studentë të Akademisë së Arteve, personazheve publikë e artdashëve në përgjithësi. E megjithatë, në disa media jo pak në zë në vendin tonë, prishja e Teatrit Kombëtar ka kaluar përmes redaksive si një lajm i zakonshëm i ditës. Por teksa qëllimi i medias është të përcjellë në mënyrë të paanshme e neutrale informacion për audiencën, situata e tanishme me raportimet për prìshjen e Teatrit duket se stonon disi me faktin që po në të njëjtat media, deri dje bëhej opinion editorial edhe për një mace të ngecur në pemë. E megjithatë, një ngjarje e tillë si shkàtërrimi i Teatrit Kombëtar është raportuar me të njëjtin intensitet që raportohet arréstimi i kontigjentit të lagjes sepse u kap me 5 gramë hàshash, por qartazi, jo nga dëshira.

Mjafton t’i hédhësh një sy reklamave për të kuptuar se shumë prej këtyre mediave janë në pozita të tilla që nuk i mundësojnë shprehjen e qoftë edhe të trìshtimit për shùarjen e një pjese të historisë së Tiranës dhe artit shqiptar, sepse një reklame e keqe për Bashkinë, mund të rezultojë në një zhdùkje të reklamave të bizneseve që fije të padukshme i lidhin pikërisht me këtë institucion.

Shkurtimisht: Nëse Bashkia të sjell para, mos fol kéq për Bashkinë.Shembja e teatrit| CRD: Qeveria përfitoi nga boshllëku i Gjykatës ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!