Ditën e sotme qytetarë të shumë dhe aktivistë të shoqërisë civile, protéstuan sërish në sheshin “Skënderbej”, kundër vijimit të izolìmit për shkàk të COVID-19.
Sapo qytetarët janë grumbulluar, polìcia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shpërndarë protéstën me dhùnë.
Sipas “Dosja.al”, janë shoqëruar në polici avokati Altin Goxhaj, aktivisti Arben Kola dhe juristja Ira Kurti.
Gjatë shoqërimit të protestuesve turma thërriste në kor: “turp”, “turp”.
Juristja Ira Kurti ndërkohë nuk është ndjérë mirë dhe është shoqëruar me ambulancë në spìtal.
Në këtë moment turma shpértheu në thirrje në drejtim të presidentit Ilir Meta.
“Ku e ke president Kushtetutën? Merreni me gra”,-ishin disa nga thirrjet e aktivistëve
Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet me forcë nga polìcia.
Vetëm dy ditë më parë, u shoqëruan në polìci për shkak të protéstës ndaj masave të marra, 3 aktivistë, midis të cilëve edhe Sazan Guri. Kujtojmë se me VKM, qeveria ka ndaluar grumbullimin e 5 ose më shumë personave.