Polícia e Shtetit ka bërë një sqarim për lëvizjen gjatë kësaj fundjave dhe ndryshe nga ministrja e Shëndetësisë që njoftoi më herët se kjo fundjavë do të jetë pa kufízime, bën me dije se e diela do jetë e mbyllur për makinat private.

Në një njoftim për shtyp, blutë informojnë se të dielën, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Po ashtu, Polícia thekson se edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.Albania Announces New “War” Measures Against Coronavirus | Balkan ...

Njoftimi i plotë

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare. Polícia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.Hapja e negociatave me Shqipërinë/ Sassoli: "Lajme të mira në kohë ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!