Hapja e vendit do të vijojë në një proces të parashikuar në tre faza sikurse është bërë me dije deri në këto momente, teksa sot ka nisur faza e parë.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion”, Manastirliu tha se pas datës 11 do të ketë edhe të tjera lirime, në orare dhe në biznese, por e pyetur nëse ka ndonjë datë për hapjen totale, ministrja tha se numri i të shtruarve në spìtale është thelbësore.

Por, sipas Manastirliut, nëse numri i pacientëve të shtruar në spìtal do të kalojnë më shumë se 250, do të na duhet të kthehemi në masat shtrënguese.Featured image of article: Karantina tek Infektivi/ Çfarë ndodh nëse në Shqipëri sëmuren rëndë mbi 4 persona? Spitali s’ka ventilim e as shërbim dialize

“Ne sipas komitetit të ekspertëve kemi vendosur që të bëjmë vlerësimin dyjavor të hapjes përgjatë çdo faze. Do të shohim në datë 11 maj, po jap datën 11 maj si vlerësimin e fazës së parë që do të na japë një panoramë të situatës. Nëse do të kemi deri në 90 të shtruar në spìtal do të vijojmë me fazën tjetër dhe nëse do të kemi 250 të shtruar ne nuk do të bëjmë më hapje të mëtejshme, por do të kthehemi mbrapsht. Nëse në terapinë intensive do të kalojmë mbi 30 pacientë të intubuar, ne do të vlerësojmë rikthimin mbrapsht. Çfarë është e rëndësishme, është të mos humbim çfarë kemi fituar gjatë kësaj kohe 7-javore”, tha Manastirliu.

Sa i përket lëvizjes me automjete private që aktualisht kryhet vetëm përmes autorizimit, ministrja tha se pas datës 11 ky regjim i lejeve mund të marrë fund, pasi do të lejohet lëvizja e automjeteve pa autorizim duke nisur nga zonat e gjelbërta, por po vlerësohet se mund të përfshihen të gjitha qarqet.Preket me koronavirus një 35-vjeçar në Vaun e Dejës, pronar i një lokali në  qendër të qytetit - Shqiptarja.com

Ndërsa, transporti publik do të vijojë të mbetet i mbyllur dhe mund të hapet vetëm në fazën e fundit.

Sa i përket aktiviteteve fetare, Manastirliu tha se po vlerësohet ende hapja e tyre, ndërsa si masa permanente që do të mbesin edhe pasi të hapet izòlimi deri në gjetjen e vaksinës janë distancimi social, larja e duarve dhe kushtet higjenosanitare.

Më herët mbrëmjen e sotme, ministrja teksa ka folur rreth efektshmërisë së kësaj hapjeje, u shpreh se epidemia akoma nuk ka kaluar dhe në këto momente kërkohet të jemi më shumë të vëmendshëm, ndërsa tha në datën 11 maj do dalin rezultatet e para se si ka ndikuar hapja./gazetareformaTirana 'del' nga karantina (FOTO) - Shqiptarja.com

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!