Mjeku i njohur Tritan Kalo ka treguar përmes një postimi në Facebook, gjestin prékës që bënë dy ish-pacìentë të cilët janë shëruar tashmë nga COVID-19.

Ata kanë dërguar ëmbëlsira për mjekët e pavionit të parë të shërbimit Inféktiv në QSUT në shenjë mirënjohjeje për kujdesin që treguan.

Kalo ka publikuar fotot e një pushimi të shkurtër që bënë mjekët për t’u ëmbëlsuar disi me disa zupa, para se të vijonin sërish lùftën me koronavìrusin. Ai ka falënderuar ish-pacìentët për gjestin fisnik, që është një tipar i kulturës qytetare dhe i kombit tonë.Image may contain: 1 person, sitting

Mesazhi i plotë i mjekut Kalo:

Me SYTË drejt të ARDHMES e në vijim të “rihapjes socio-ekonomike” të vendit…JETA e sotme NUKU ka vetëm momente “të Distancimit Social” por ajo ka edhe momente “të Rishoqërizmit”….NDONËSE gjindemi për çdo ditë në vijën e “zjàrrit” të sfidës me Covid-19, i krijomë vetes mundësinë për pak minuta shplodhjeje e bisedë mes kolegësh e miqsh “të pa ngarkuar si zakonisht me veshjet mbrojtëse”, të cilat janë të domozdoshme për mbrojtjen tonë nga inféktimi me Sars-Cov2/Covid-19, përgjatë vizitave dhe manipulimeve me të sémurët tanë….Ëmbëlsinë këtyre minutave shplodhëse ja shtoj edhe një mesazh mirënjohje, nga dy ish të sémurët tanë Taho & Lili, që na dërguan disa “zupa” përmes Pastiçerisë “Mon Amur”…MIRËNJOHJA e shprehur prej tyre me këtë gjest fisnik, ndaj përkujdesit për ta prej Ekipit të Pavjonit të Parë të Shërbimit Inféktiv në QSUT, është tipar i kulturës qytetare që ata bartin e përfaqsojnë, si dhe i respektit për kontributin e mbarë mjekëve, infermjerëve, farmacistëve, imazheristëve, laboranteve, sanitareve, shoferëve, barrelmbajtësve, punonjësve të rendit, etj., për t’u shërbyer në kohë e sa më mirë të prékurve nga kjo sémundje, shpesh dhe jetëmarrëse….MOMENTE të tilla “të Rishoqërizmit”, përjetohen po aq gëzueshëm e me plot dëshirë edhe para një kafeje me Farmacistet, Administratoren e Teknicienët tanë të Imazherisë…..PËR asnjë çast, ne NUK harrojmë se JEMI këtu, për tju ndihmuar në përballjen tuaj jo të lehtë me këtë “flamë mbarëbotërore”….BASHKËQYTETARË, vijoni të bëni kujdes për shëndetin tuaj…Ju lutem NA DËGJONI dhe zbatoni pa asnjë hezitim këshillat tona…JU DUAM ndaj edhe ju duhet të mirëvlersoni vështirësitë dhe sakrificat tona….SË BASHKU NE DO JA DALIM MBANË!!!

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3273608155997261

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!