Ditën e djeshme u bë e ditur se pas gjòbës së majme me 20 milionë lekë për arsyen e pranisë së më shumë se dy personave në të njëjtën studio televizive, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të televizionit “Ora News”.

Drejtori i informacionit të RTV ORA, Brahim Shima, reagoi lidhur me këtë situatë, duke u shprehur se nuk po mbyllin biznesin, por fjalën e lirë.

Ai u shpreh se ky veprim është i qëllimshëm sepse njerëzit janë lejuar të flasin në studio.miss globe 2019

Sipas Shimës, inspektimi ishte bërë vetëm me foto dhe në televizion nuk kishin ardhur inspektorë.

Megjithatë, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe ISHSH kanë reaguar me një njoftim zyrtar në Facebook, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Njoftim për mediat

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.Spektakli për 10 vjetorin e Ora News, gjithçka po ndodh në FOTO

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.05.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjòba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020.

Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë, 15.05.2020

https://www.facebook.com/AutoritetiMediaveAudiovizive/posts/1216672588677970

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!